Zaev: Qytetarët e mini-Shengenit të lëvizin pa test PCR

Nga Exit News
Zaev: Qytetarët e mini-Shengenit të lëvizin pa test PCR

KryeministriMaqedonisë së Veriut , Zoran Zaev deklaroi se lëvizja e qytetarëve të Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë mund të bëhet pa patur nevojë për testin e PCR.  

Gjatë mbledhjes së mini-ShengenitZaev pohoi se  rast se një shtetas i këtyre vendeve infektohet  një vend  tjetër  pjesë e mini schengenitshpenzimet i mbulon shteti ku u infektua. 

“Hapim “koridore të gjelbra” për udhëtim të qytetarëve tanë si dhe të operatorëve ekonomikë. Shtetasit, por mbi gjitha operatorët ekonomikë të këtyre tre shteteve, do të udhëtojnë pa pasur nevojë për PCR-test, natyrisht duke respektuar masat, që janë thuajse identike” 

Nga ana tjetërZaev deklaroi se palët kanë rënë dakort që të ndihmojnë vendet e mini-Shengenit në rast se ka mbingarkesë në sistemin shëndetësor për shkak të Covid-19. 

“Që nga sot do të punojmë për koordonim për të siguruar vaksinën për Covid-19 për qytetarët tanë. Do të mbështesim dhe do të  ndihmojmë njëri tjetrin në momente nëse vjen deri te mbingarkesa e sistemeve shëndetësore” 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>