
Rrugët e Parisit dhe tetë qyteteve të tjera në Francë, u zbrazën mbrëmjen e së shtunës pas hyrjes në fuqi të masave të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Karantina e detyruar në qytetet ku është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve nis në orën 21:00 të mbrëmjes dhe zgjat deri në 06:00 të mëngjesit.
Fotot e mëposhtme tregojnë rrugët e zbrazura nëpër qytetet franceze.


