Një grup indigjen në provincën Saskatchewan të Kanadasë ka gjetur 751 varre të pashënuara në një shkollë me konvikt të detyrueshëm tashmë të shkatërruar, raporton BBC.
Shkolla Rezidenciale Merieval funksionoi nga viti 1899 deri në 1997. Ajo ishte një nga më shumë se 130 shkollat me konvikt të detyrueshme të drejtuara nga qeveria kanadeze dhe autoritetet fetare gjatë shekujve 19 dhe 20 me qëllim për të asimiluar kulturalisht rininë autoktone.
Rreth 6,000 fëmijë vdiqën ndërsa ndiqnin këto shkolla, për shkak kushteve të kqija ku jetonin. Studentët strehoheshin në ambiente të ndërtuara keq, të ftohta dhe jo-higjenike.
Sipas Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit të Kanadasë, sistemi shkollor rezidencial i vendit kishte kryer gjenocid kulturor.
Autoritetet e shkollës ushtronin dhunë fizike dhe seksuale ndaj fëmijëve sipas dëshmitarëve që ishin arratisur.
Grupi Cowessess First Nation filloi një kërkim radar më 2 qershor, pas zbulimit të 215 varreve të pashënuar në një tjetër shkollë rezidenciale në British Columbia.
Zbulimi hap përsëri plagët e vjetra në Kanada për mungesën e informacionit dhe llogaridhënies rreth sistemit shkollor rezidencial, i cili ndau me forcë fëmijët autoktonë nga familjet e tyre.
Midis 1863 dhe 1998, më shumë se 150,000 fëmijë autoktonë u morën nga familjet e tyre dhe u vendosën në këto shkolla.
Fëmijët shpesh nuk lejoheshin të flisnin gjuhën e tyre ose të praktikonin kulturën e tyre dhe shumë u keqtrajtuan dhe abuzuan.
Një komision i nisur në 2008 për të dokumentuar ndikimet e këtij sistemi zbuloi se një numër i madh i fëmijëve autoktonë nuk u kthyen më në komunitetet e tyre në shtëpi.
Në vitin 2008, qeveria Kanadeze kërkoi falje zyrtarisht për sistemin e krijuar.