![Koronavirus, Covid-19, Infografiku nga Diver Santi ©️Exit News Zbulohen punonjës të infektuar në institucionet e Beratit](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Image-2020-10-16-at-13.43.29-1.jpeg)
Të paktën katër punonjës në institucione të ndryshme në qarkun e Beratit, të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit.
Të infektuarit janë dy mësues në një shkollë 9-vjeçare në Skrapar, një punonjës i Ujësjellësit dhe një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve.
Instituti i Shëndetit Publik po bën testimin e kontakteve të tyre, ndërsa të infektuarit janë vetëkarantinuar në shtëpi.