Zbulohet një skandal korupsioni në qeverinë e Zoran Zaevit

Nga Exit News
Zbulohet një skandal korupsioni në qeverinë e Zoran Zaevit

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në Maqedoninë e Veriut kërkoi dorëheqjen e qeverisë së Zoran Zaevit, në një konferencë për shtyp, të mërkurën. Reagimi i tij erdhi pas nisjes së hetimeve për korrupsion ndaj sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë së Zaevit.

“Dorëheqje duhet të jep kjo qeveri kriminele, jo Rashkovski, Rashkovski duhet të jetë atje ku e ka vendin, në burg. Nuk mundet një nëpunës me pagë me disa qindra euro ose një profesor në fakultet të ndërtoj pallat me mijëra metra katror, të shkoj për pushime në kohë pandemie atje ku ishte dhe shëtit me furiostrada të reja në vlerë prej 70-80 mijë euro”,  tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, ndërsa komentoi dorëheqjen e Dragi Rashtovskit, sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë për monitorimin e institucioneve.

Dragi Rashtovskit u dorëheq të martën nga posti, pas nisjes së hetimeve nga Komisioni Antikorrupsion për tenerin e softwerit për monitorimin e trafikut kur Raskovski ishte Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë. Komisioni Antikorrupsion ka hetuar edhe pasurinë e Rashtovskit dhe ka gjetur mospërputhshmëri.

Gazeta Republika English sqaron se:

“Emri i Raskovskit përmendet gjithashtu në skandalin me kompaninë italiane Leonardo mbi pajisjet në aeroportin e Shkupit. Raporti i tij i pasurisë nuk përfshin tokën afër Pobozjes në të cilën ai planifikon të ndërtojë një vilë prej 800 metrash katrorë dhe SUV me vlerë 70 mijë euro gjithashtu nuk është në raport”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>