Zbulohet projekti i makinës së parë sportive shqiptare

Nga Exit News
Zbulohet projekti i makinës së parë sportive shqiptare

Projekti i makinës së parë sportive shqiptare është prezantuar nga Qëndrim Thaçi, drejtori ekzekutiv i Arrera Automobili.

Dy vendëshja do të quhet “Illyrian Pure Sport”. Ajo do të ketë një motorr V8, biturbo, 6.2 litërsh, që pritet të gjenerojë deri në 850 kuaj fuqi.

Makina do të ketë një shpejtësi maksimale prej 375 kilometra në orë ndërsa nga 0 në 100 kilometra në orë do t’i kapë për 2.7 sekonda.

Illyrian Pure Sport pritet të jetë makina e parë sportive shqiptare që plotëson standardet ndërkombëtare.

Për momentin, ekziston vetëm projekti i saj, por kompania shpreson që prototipi i parë do të realizohet në muajt e ardhshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>