Një vilë romake e fundit të shekullit të III- fillimi i shekullit IV u zbulua gjatë gërmimeve të arkeologëve në Mozaikun e Tiranës, njoftoi Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Tiranë.
Në fillim u gjendën muret rrethuese të vilës, dhe ambjentet e përpunimit të verës dhe vajit. Ndërsa, gjatë ditëve të fundit u gjendën edhe dhomat e vilës.
Ky zbulim doli në pah gjatë punimeve për ndërtimin e një parking në zonën përreth Mozaikut të Tiranës. Sipas, arkeologëve, gërmimet në zonë do të vazhdojnë dhe projekti për rehabilitimin e zonës do të ndryshojë.