Zeav, integrimi në BE kundërpërgjigjja ndaj ‘non-papers’

Zeav, integrimi në BE kundërpërgjigjja ndaj ‘non-papers’

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka aluduar se dokumentet e ashtuquajtura “non-papers” synojnë ngjalljen e ndjenjave nacionaliste në Ballkanin Perëndimor dhe dobësimin e influencës së Bashkimit Europian.

Në një intervistë për Klan Maqedonia, Zeav i quajti “non-papers” promotorë të politikave nacionaliste në rajon dhe shtoi se “dokumente të tilla dalin në pah sa herë që dështon Evropa”.

Sipas Zeav, BE duhet t’i kundërpërgjigjet idesë së diskutimit të kufijve në Ballkan duke përforcuar proceset integruese në rajon.

“Këto duhet të jenë sinjale për Bullgarinë dhe për Brukselin se duhet intensivisht ta vazhdojnë procesin e integrimit të rajonit në BE. Është kthimi i borxhit ndaj Ballkanit Perëndimor, kurse ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut ky borxh është 10 herë më i madh”, tha Zaev.

Kryeministri maqedonas komentoi edhe mbi dialogun Kosovë – Serbi duke propozuar që liderët e këtyre vendeve të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës.

“Le të mësojnë nga shembulli ynë me Greqinë. Duhet të mbyllen dyert e së kaluarës kur hapen dritaret e së ardhmes”, deklaroi Zaev.

Ai gjithashtu theksoi se Bashkimi Europian  duhet që në mënyrë të pakushtëzuar të liberalizojë vizat me Kosovën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>