
“Komisioni i Venecias konfirmoi qëndrimin e drejtë të Presidentit.” Ky ka qënë reagimi i zëdhënësit të Kreut të Shtetit, Tedi Blushi pas publikimit të opinionit mbi paketën anti-shpifje.
Këto ligje bien në kundërshtim me parimet kushtetuese, lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe të drejtën e informimit. – shkruan Blushi.
Komisioni i Venecias kundërshtoi paketën e miratuar nga qeveria në dhjetor të 2019-ës përmes draft opinionit të publikuar më 5 qershor.