Zëdhënësja për Zgjerimin e Fqinjësinë në Komisionin Europian, Ana Pisonero i ka kërkuar liderëve shqiptarë që të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore dhe të mos rrezikojnë prishjen e konsensusit politik.
Në një postim në Twitter, Pisonero lë të hapur mundësinë për të bërë ndryshime të tjera kushtetuese. Por ajo thekson se këto ndryshime nuk duhet të rrezikojnë mosvotimin e reformës zgjedhore, duke lënë të nënkuptohet se KE është kundra çdo vendimi që prish konsensusin politik mes palëve:
“Është vendimtare që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor.”