Zëdhënësja e KE-së: Çdo ndryshim përtej marrëveshjes së 5 qershorit, të mos prishë konsensusin

Nga Exit News
Zëdhënësja e KE-së: Çdo ndryshim përtej marrëveshjes së 5 qershorit, të mos prishë konsensusin

Zëdhënësja për Zgjerimin e Fqinjësinë në Komisionin Europian, Ana Pisonero i ka kërkuar liderëve shqiptarë që të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore dhe të mos rrezikojnë prishjen e konsensusit politik.

një postim në Twitter, Pisonero lë të hapur mundësinë për të bërë ndryshime të tjera kushtetuese. Por ajo thekson se këto ndryshime nuk duhet të rrezikojnë mosvotimin e reformës zgjedhore, duke lënë të nënkuptohet se KE është kundra çdo vendimi që prish konsensusin politik mes palëve:

“Është vendimtare që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>