Zef Mazi: Negociatat Shqipëri-BE, më të rëndësishmet e 70 viteve të fundit

Nga Exit News
Zef Mazi: Negociatat Shqipëri-BE, më të rëndësishmet e 70 viteve të fundit

Zef Mazi, kryenegocatori Shqipëri-BE, deklaroi sot se negociatat për integrimin e vendit në BE janë më të rëndësishmet e 70 viteve të fundit.

Në mbledhje e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Zoti Mazi u shpreh:

“Ky është një moment historik për vendin tonë. Këto janë negociatat më të rëndësishme të vendit tonë në 70 vitet e fundit.

Ky shans i madh që na u dha, na motivon që përpjekjet tona dhe këtë besim t’a çojmë deri në fund. Kjo punë do të ketë sukses nëse ne do të jemi profesionistë, do të flasim në një zë.

Me përkrahjen e Këshillit, shoqërisë civile, akademikëve dhe faktorëve që kanë peshë në shoqërinë shqiptare, unë dhe grupi negociator s’do të kursehemi për të çuar më para këtë proces.”

Zef Mazi është ish-diplomat shqiptar i cili, që nga viti 2011, shërben si Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Zef Mazi ka qenë Ambasador i Shqipërisë në Mbreterinë e Bashkuar, në Republikën e Irlandës. Ai ka qenë Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, në Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA), në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), në Organizatën për Zhvillimin Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO) dhe në Organizatën për Ndalimin e Plotë të Provave Berthamore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>