
Romina Kuko, zëvendësministrja e Brendshme, është emëruar kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kuko shkruan se po zëvendëson në këtë pozicion Toni Gogun:
“Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë.”