
Këshill i Ministrave ka zgjatur me akt normativ afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit që skadojnë para datës 25 prill.
Afati është zgjatur deri më 30 prill të këtij viti.
Pra, të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve u ka skaduar letërnjoftimi dhe nuk e kanë rinovuar atë, do të jenë në gjendje të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi më 25 mars.