Vetëm një kompani ka prezantuar ofertë konkrete për të implementuar teknologjinë e identifikimit biometrik në zgjedhjet e 25 prillit.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se nga gjashtë kompani që ajo kishte ftuar për të marrë pjesë në këtë procedurë, vetëm njëra prezantoi sot dokumentet, ofertën financiare dhe modelin e pajisjes që do të përdoret në zgjedhje.
Gjashtë kompani iu përgjigjën kërkesës së KQZ për vlerësimin mbi kostot e përdorimit të sistemit dhe pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por ditën e sotme institucioni i realizimit të procesit zgjedhor në vend, njoftoi se vetëm njëra prej tyre u paraqit me ofertë konkrete.
“Në këtë procedurë u ftuan për të marrë pjesë 6 kompani, nga të cilat u paraqit një 1 kompani. Aktualisht, KQZ është në fazën e vlerësimit të ofertës, shqyrtimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania”
Sot ishte afati i fundit për të paraqitur ofertën për implementimin e teknologjisë së identifikimit biometrik në zgjedhjet e 25 prillit.