Zgjedhjet lokale në Kosovë, rinumërohen votat në Prishtinë e Prizren

Zgjedhjet lokale në Kosovë, rinumërohen votat në Prishtinë e Prizren

Në Prishtinë dhe Prizren do të ketë rinumërim të plotë të votave të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të 19 nëntorit.

Vendimi për rinumërim u mor nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa pas kërkesave të partive humbëse.

Në të dyja këto komuna, më të mëdhajat e Kosovës, në raundin e dytë të votimit u shpallën fitues kandidatët e Lëëvizjes Vetëvendosja.

Në të dyja komunat gara ishte e fortë dhe fituesi u shpall me diferencë të vogël votash.

Në Prishtinë, Shpend Ahmeti i VV-së fitoi një mandat të dytë me 50,15 për qind të votave, kundrejt Arban Abrashit të LDK-së me 49,85 për qind të votave. Diferenca mes tyre ishte vetëm 138 vota.

Në komunën e Prishtinës kërkesa për rinumërim të votave erdhi nga LDK, për shkak të disa parregullsive që janë raportuar nga vëzhguesit e tyre.

Në Prizren, Mytaher Haskuka i VV-së u shpall fitues me 50,32 për qind të votave, ndërsa Shaqir Totaj i PDK-së mori 49,68 për qind. Kërkesa për rinumërim të votave u bë nga PDK.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa bëri të ditur se rinumërimi i votave do të fillojë sot.

Prishtina dhe Kosova janë të vetmet komuna që u fituan nga Lëvizja Vetëvendosja në zgjedhjet lokale.

Për një analizë të plotë të zgjedhjeve lokale në Kosovë mund të lexoni artikujt e mëposhtëm:

Kosovë, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, Vetëvendosja mban Prishtinën

Një panoramë e plotë e zgjedhjeve lokale në Kosovë, Vetëvendosja “humbësja” e madhe

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>