Më shumë se 200 gra do të ulen në Parlamentin e ri të zgjedhur në Mbretërinë e Bashkuar ditën e enjte.
Numri i deputeteve femra të zgjedhura në këto zgjedhje është numri më i lartë në historinë parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar. Më parë, numri më i lartë ka qenë 196 deputet femra.
Constance Markievicz ka qenë gruaja e parë e zgjedhur në parlamentin britanik në vitin 1918 pas miratimin të marrëveshjes për përfaqësimin e grave në Parlament, e cila i dha të drejtën grave të kandidonin. Megjithatë, ajo nuk u ul në Parlament sepse ishte anëtare e Partisë Nacionaliste të Irlandës së Veriut, Sinn Fein.
Gruaja e parë që u ul në parlament ishte konservativja Nancy Astor në dhjetor të vitit 1919.