
Koalicioni shqiptar “Bashkë nje za” ku bëjnë pjesë partitë PD, UDSH dhe LD ka fituar 1,1% të votave në rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, njofton Ulqini Online.
Ndërsa, Lista Shqiptare e kryesuar nga Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj ka fituar 1,4% të votave.
Në Mal të Zi u mbajtën të dielën zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet vendore në 5 komuna. Pjesmarrja në këto zgjedhje ishte masive me rreth 75,9 % të votuesve.
Deri më tani u numëruan 49,8% e votave. Nëse listat kroate nuk kalojnë pragun atherë mundësitë janë që listat shqiptare të fitojnë nga një mandat secila.