
Zgjedhjet e parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen më 15 korrik.
“Pranojmë me përgjegjësi që zgjedhjet të mbahen më 15 Korrik. Kjo të jetë data e vetme dhe e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve. Deshën në mes të korrikut, ja le të urdhërojnë”, tha Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, spas medias maedonase in7.tv.
Zaev konfirmoi se pas bisedimeve me kryetarin e opoztës Hristijan Mickoskin kanë arritur në marrëveshjen për zhvillimin e zgjedhjeve më 15 korrik.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin parashikuar për t’u mbajtur më 12 prill, por ato u shtynë për shkak të epidemisë së koronavirusit.