Sot po zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Ukrainë ku garojnë 38 kandidatë. Situata e paqëndrueshme politike është përcjellë dhe në rezultatet e sondazheve, të cilët tregojnë fitues të ndryshëm. Sipas mediave vendase, në asnjë prej zgjedhjeve të mëparshme nuk ka pasur kaq shumë pasiguri për emrin e votuesit.
Në shumicën e sondazheve, i pari renditet Volodymyr Selenski, një aktor humori, që është futur rishtazi në skenën politike. Selenski është i njohur për miliona ukrainas si aktori që luan rolin e presidentit në një serial televiziv. Ai ka përdorur shfaqjet e tij për të bërë ironizuar politikanët ukrainas për shumë vite.
Në varësi të sondazhit, përqindja e votave për të varion nga 20 deri në 30 për qind. Pas tij, renditen Petro Poroshenko, presidenti aktual dhe Julia Timoshenko, ish-kryeministrja, me rreth 17 për qind të votave secili.
Nëse aktori Selenski shihet si një figurë e re politike, Poroshenko dhe Timoshenko, prej vitesh, kanë mbajtur poste të larta drejtuese dhe për shumë prej ukrainasve shihen si figura të konsumuara dhe me skandale të shumta në të shkuarën.
Këto janë zgjedhjet e para të rregullta për kreun e shtetit, që nga votimi i parakohshëm në maj 2014, pas largimit në arrati të presidentit, Viktor Janukoviç.