Zgjidhen me short 9 anëtarët e rinj të KED për 2021

Nga Exit News
Zgjidhen me short 9 anëtarët e rinj të KED për 2021

Presidenti hodhi sot shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Nëntë anëtarët e rinj të KED të përzgjedhur me short janë :

  1. Marsida Xhaferllari-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
  2. Elsa Toska-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
  3. Ervin Pupe-gjyqtar i Gjykatës së Lartë
  4. Adnand Xholi-Prokuroria e Përgjithshme
  5. Astrit Kalaja-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër
  6. Elona Toro-gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë
  7. Gjon Fusha-prokuror në Prokurorinë e Apelit
  8. Genti Xholi-prokuror në Prokurorinë e Apelit
  9. Rilinda Selimi-gjyqtare në Gjykatën Adminsitrative të Apelit Tiranë

Anëtarë zëvendësues u zgjodhën:

  1. Ilir Panda-gjyqtar i Gjykatës Lartë
  2. Fiona Papajorgji-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
  3. Kujtim Luli-prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
  4. Zegjine Sollaku -gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë
  5. Kleanth Zeka-prokuror në Prokurorinë e Apelit
  6. Gentiana Xhelili-gjyqtare në Gjykatës Administrative Vlorë

Kryetari i KED do të jetë Ervin Pupe. Ligji Për Organet e Drejtësisë, parashikon se “anëtari i Gjykatës së Lartë është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

KED është insitucioni kompetent për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësi. KED zgjidhet në fund të çdo viti dhe ushtron detyrën për vitin pasardhës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>