Zgjidhet presidenti i ri i Izraelit

Nga Exit News
Zgjidhet presidenti i ri i Izraelit

Isaac Herzog u zgjodh  presidenti i 11-të i Izraelit, pas fitores së zgjedhjeve të mërkurën kundër Miriam Peretz, në një votim të fshehtë midis 120 deputetëve, raporton media izraelite Haaretz.

87 ligjvënës votuan pro Herzog, ndërsa 27 votuan për Peretz. Ai do të zëvendësojë zyrtarisht presidentin Reuven Rivlin.

“Unë planifikoj të jem presidenti i të gjithëve,” tha Herzog pas votimit. “Për të dëgjuar çdo pozicion dhe për të dëgjuar çdo person.” Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të “urave të marrëveshjeve … brenda nesh dhe me vëllezërit dhe motrat tona në diasporë”.

Kryeministri Benjamin Netanyahu përgëzoi Isaac Herzog për zgjedhjen e tij si presidenti i ardhshëm i Izraelit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>