Kuvendi arriti të zgjidhë problemin e pagesës së dyfishtë për skanimin e ngarkesave në dogana. Me anë të një shtesë në ligj, u bë e mundur që të përjashtohen nga pagesa e dyfishtë për skaner ato ngarkesa që nuk çdoganoheshin në doganën hyrëse.
Në shtator të këtij viti, filloi të zbatohej konçesioni për skanimin e mallrave në dogana. Bizneset u ankuan pasi për shkak të një paqartësie në ligj, ata detyroheshin ta pagunin skanimin dy herë; një herë në doganën hyrëse dhe në rast se nuk e çdoganonin ngarkesën aty, e herën e dytë në doganën ku ngarkesa çdoganohej tamam.
Ky ndryshim u botua sot në Fletoren Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi pas dy javësh.