Zgjidhet problemi i skanimit të dyfishtë

Kuvendi arriti të zgjidhë problemin e pagesës së dyfishtë për skanimin e ngarkesave në dogana. Me anë të një shtesë në ligj, u bë e mundur që të përjashtohen nga pagesa e dyfishtë për skaner ato ngarkesa që nuk çdoganoheshin në doganën hyrëse.

Në shtator të këtij viti, filloi të zbatohej konçesioni për skanimin e mallrave në dogana. Bizneset u ankuan pasi për shkak të një paqartësie në ligj, ata detyroheshin ta pagunin skanimin dy herë; një herë në doganën hyrëse dhe në rast se nuk e çdoganonin ngarkesën aty, e herën e dytë në doganën ku ngarkesa çdoganohej tamam.

Ky ndryshim u botua sot në Fletoren Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi pas dy javësh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>