Një aeroplan me më shumë se 50 pasagjerë është zhdukur pas ngritjes nga kryeqyteti i Indonezisë, Xhakartë, raporton BBC.
Mbetet e paqartë se sa pasagjerë janë në bordin e aeroplanit Boeing 737-500.
Aeroplani humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak, ndërsa faqja Flightradar24.com raportoi se ai kishte humbur lartësi prej 3,000 metrash në më pak se një minutë.
Një numër banorësh të një ishulli afër vendit ku avioni u zhduk, pohuan për BBC-në se kishin gjetur objekte që mendonin se ishin të aeroplanit.
Ministria indonezine e Transportit dekalroi se po vazhdon hetimet për gjetjen e aeroplanit dhe të pasagjerëve.