Zhduken tre djem në Malësinë e Madhe

Nga Exit News
Zhduken tre djem në Malësinë e Madhe

Tre djem nga fshati Vrith i Malësisë së Madhe në Shkodër u zhdukën më 3 tetor. Tre të zhdukurit, Vilson Cutaj, Klementi Pepja, dhe Daniel janë kushurinj të parë.

Një natë pasi kanë humbur vëllai i një prej të zhdukurve, Olsi Cutaj ka bërë denoncim për zhdukjen e tyre. Ngjarja u publikua nga gazetari Artan Hoxha.

Babi i një prej të zhdukurve, Ndue Pepaj tha për median se:

“Klement Pepaj ka humbur vetë i tretë. Janë dëgjuar krisma me armë në drejtim të Razmës, në një zonë pyjore. Ne nuk dimë asgjë dhe nuk kemi asnjë lajm për ta. Policia ka bashkëpunuar me ne, i ka kërkuar por pa rezultat. Klementi është djali im, tjetri djali i dajës Vilson Cutaj, dhe djali i xhaxhait”.

Ai tregon se në fshat janë dëgjuar krisma armësh në një zonë pyjore afër fshatit.

Klementi sapo ishte dëbuar nga Zvicra, dhe më parë kishte qënë në Francë. Banorët tregojnë se ata mund ët jenë zhdukur për çështje droge.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>