Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa sqaroi të dielën programin për punësimin e të rinjve, në një video bashkëbiseduese.
Ajo tha se PD do të japë 5 milionë euro mbështetje për të rinjtë që duan të merren me sipërmarrje.
Zhupa tha se për pagesën e taksave, qeveria do të japë mijëra euro nga fondi i punësimit për bizneset që bëjnë kontratë pune për një të ri.
PD tha ajo do të aplikojë edhe programin “Brain Gain”, me anë të të cilit të rinjtë profesionistë që kthen në Shqipëri do përfitojnë lehtësira fiskale dhe pagesë për një vit.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi pak ditë më parë programin ekonomik të PD-së, “Shqipëria fiton”, për qeverinë e ardhshme. Ai premtoi 110 mijë vende pune.
Për të studentët ai premtoi mbulimin e shpenzimeve arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.
Basha premtoi se 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim, çdo vit të qeverisjes së PD-së.