
Të martën, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë u organizua ceremonia për shugurimin Ipeshkvor të Imzot Arjan Dodajt.
Në ceremoni morën pjesë dhe presidenti Meta, kreu i opozitës Basha, ish-kryeministri i Kosovës Haradinaj, zëvendëskryeministri Braçe dhe politikanë të tjerë.
Po ashtu të pranishëm ishin dhe kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu e Kryegjyshi botëror bektashian Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj.