Të martën, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Europës do të marrin pjesë në Samitin e Sofies, i cili do të zhvillohet virtualisht.
Tema kryesore e bisedimeve pritet të jetë i Përbashkët Rajonal si një Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.
Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa i pranishëm do të jetë dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.
Nga liderët e BE-së pritet të jenë të pranishëm kancelarja gjermane Merkel, presidenti francez Macron dhe eurokomisioneri për Fqinjësinë Varhelyi.