
10 pacientë me kovid dhe të tjerë janë në gjendje kritike pas shpërthimit të një zjarri në reanimacionin e një spitali në Rumani.
AFP njoftoi se zjarri ra gjatë pasdites në reanimacionin e një spitali në qytetin e Piatra Neamt, në Rumani.
“10 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë janë në gjendje kritike, përfshirë një doktor, tha një zëdhënëse e spitalit Irina Popa për AFP.
8 nga viktimat vdiqën si pasojë e flakëve ndërsa dy të tjerë gjatë evakuimit. Doktori i cili u përpoq të ndihmonte pacientët pësojë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në 80% të trupit.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe prokuroria ka nisur hetimet. Të shtunën Rumania raportoi 129 vdekej të lidhura me koronavirusin.