Ministria e Mbrojtjes bëri me dije të dielën se në vend ekzistonin ende 9 vatra zjarri, kryesisht në veri të vendit: Malësi e Madhe, Pukë, Dibër, Kukës, Fushë Arrëz dhe Lezhë.
Ndërkohë në pasditë u raportua nga BË një vatër e re zjarri tashmë në jug të vendit në fshatin Aliko të komunës së Finiqit.
Zjarri erdhi si pasojë e një shkëndije elektrike dhe po përhapet i ndihmuar nga era.
Një pjesë e banorëve janë evkuuar dhe një pjesë janë angazhuar në fikjen e zjarrit, ndërkohë që në rrezik paraqitet edhe fshati Jermë.
Kryebashkiaku i Finiqit, Kristaq Kiço ka bërë thirrje për ndihmesë të zjarrfikësve.