Një zjarr i madh ka rënë në pyllin e Sulit afër Devollit. Burime nga Komuna e Devollit pohuan për mediat se sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme pasi zjarri është përhapur për më shumë se 48 orë.
Rreth 30 zjarrfikës janë angazhuar në përpjekjen për të ndaluar përhapjen e zjarrit dhe kanë arritur të shuajnë vetëm një zonë. Zjarrfikësit thanë që terreni i prekur është shumë i vështirë gjë që e bën të vështirë izolimin e zonës.
Zjarre të tjera u raportuan në fshatin Miras, afër kufirit Grek, por ato u shuan në bashkëpunim me zjarrfikësit Grek.
Ndërkohë, në Lezhë dhe Mirditë, ka rënë një zjarr i madh pyjor për më shumë se një javë.
Zjarri filloi në Qarkun Lezhë por u përhap aty pranë Mirditës për shkak të erës. Mediat raportuan se zjarret po afroheshin në fshatrat Bulger, Katund i Vjeter dhe Rubik duke vënë në rrezik shtëpitë dhe pronat.
Një burim në Fishtë pohoi për Exit se zjarri po përhapet dhe nuk ka mjaft zjarrfikës ose vullnetarë për ta luftuar atë ose për ta mbajtur nën kontroll. Ata shtuan se ende asnjë shtëpi aty pranë nuk ishte nën kërcënim të menjëhershëm.
Shqipëria ka përjetuar një dimër, pranverë dhe verë pak më të thatë se zakonisht. Kjo mund të ketë çuar në kushte më të thata që kanë lehtësuar një përhapje më të shpejtë të flakëve.