Zvicër, qytetarët votojnë pro ndalimit të mbulimit të plotë të grave

Nga Exit News
Zvicër, qytetarët votojnë pro ndalimit të mbulimit të plotë të grave

Qytertarët zviceranë votuan kundër mbulimit të plotë të grave. Në një referendum të zhvilluar të dielën, 51.2 për qind e votuesve kanë mbështetur ndalimin e mbulimit të plotë të grave.

Propozimi “Po kundër ndalesës për mbulesë të plotë”, nuk ka përmendur saktësisht burkan apo nikabin.

Nikabi është veshje që mbulon fytyrën e grave konservatore myslimane, ndërsa burka mbulon vetëm trupin.

Përjashtime do të bëhen nëpër vende të lutjes, në disa organizime kulturore si dhe për arsye shëndetësore.

Qeveria zvicerane dhe parlamenti kanë kundërshtuar këtë ndalim të tillë në nivel kombëtar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>