Zvicra planifikon të japë teste COVID-19 falas për qytetarët

Nga Exit News
Zvicra planifikon të japë teste COVID-19 falas për qytetarët

Zvicra po planifikon të japë teste për COVID-19 falas për të gjithë qytetarët. Të premten Zvicra zbuloi një plan me 1 miliard franga zvicerane për të ofruar teste falas të koronavirusit, si pjesë e masave për të lehtësuar vendin nga kufizimet e COVID-19.

Qeveria njoftoi se secili qytetar do të marrë pajisjet për t’u vetë testuar me teste të besueshme sa më shpejt.

Ndërsa të gjitha testet në farmaci dhe qendrat e testimit do të jenë falas.

Për të siguruar më shumë testime, qeveria propozoi të paguante për testet vullnetare.

Një vendim përfundimtar mbi këtë propozimin do të pritet në 12 mars. Udhëtarët ndërkufitarë gjithashtu do të mbulohen nga skema e qeverisë.

“Në mënyrë që të ndërpriten në mënyrë specifike zinxhirët e infeksionit, duhet të jetë e mundur të identifikohet shpejt kush mbart virusin,” tha qeveria. “Testimi është pra një përbërës qendror i kontrollit pandemik.”

Zvicra ngadalë po del nga bllokimi i saj i fundit, me dyqane, muze dhe biblioteka që rihapen dhe aktivitete sportive dhe kulturore për të rinjtë që do të rinisin këtë javë.

Shkollat janë të hapura, por restorantet dhe vendet kulturore mbeten të mbyllura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>