Në Zvicër, të dielën po mbahet një referendum për të rritur taksat mbi kthimet nga investimet dhe kapitali si dividentët ose të ardhurat nga pronat me qira në Zvicër si një mënyrë për të siguruar rishpërndarje më të mirë dhe taksim më të drejtë.
Sondazhet sugjerojnë se referendumi nuk ka gjasa të kalojë në një vend të njohur për taksat relativisht të ulëta, dhe si një strehë për shumë nga njerëzit më të pasur në botë.
Ndërsa çështja e dytë e referendumit është lejimin i martesës mes çifteve të së njëjtit seks.
Votimi në pjesen më të madhe po kryhet me postë, dhe do të mbyllet në mesditë.
Mbështetësit thonë se vendimi i ri do t’i vendoste partnerët e të njëjtit seks në pozita të barabarta ligjore me çiftet heteroseksuale, siç është lejimi i tyre për të birësuar fëmijë së bashku dhe lehtësimi i shtetësisë për bashkëshortët e të njëjtit seks.
Kundërshtarët besojnë se zëvendësimi i partneriteteve civile me të drejta të plota martesore do të minonte familjet tradicionale.
Zvicra, e cila ka një popullsi prej 8.5 milionë banorësh është vend konservatorë. Ajo e miratoi të drejtën e votës për të gjitha gratë në 1990.
Shumica e vendeve në Evropën Perëndimore tashmë e njohin martesën e të njëjtit seks, ndërsa shumica e atyre në Evropën Qendrore dhe Lindore nuk e lejojnë atë.