
Parlamenti i Zvicrës miratoi të premten martesat mes gjinisë së njejtë.
Pas këtij vendimi Zvicra bëhet pjesë e disa vendeve europiane të cilat mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT.
Partia e krahut të djathtë, Unioni Demokratik Federal ka dalë kundër dhe ka njoftuar se do të mbajë një referendum mbi këtë. Kësisoj pritet që të shihet edhe reagimi i popullsisë zviceriane mbi këtë ligj.
Zvicra është një nga vendet e pakta evropiane ku martesa mes të njëjtës gjini nuk ishte e ligjshme. Në Zvicër lejohet të çiftet homoseksuale të hyjnë në “partneritete të regjistruara”, por kjo nuk siguron të njëjtat të drejta si martesa.