
Zvicra regjistroi të enjten 47 viktima si pasojë e Covid-19.
Në 24 orët e fundit në Zvicër kanë rezultuar pozitiv 2205 persona.
Gjithsej në 24 orët e fundit janë kryer 28 mijë e 94 testime.
93 pacientë janë shtruar në spital gjatë 24 orëve të fundit.
Që nga fillimi i pandemisë, Zvicra regjistron 8,283 viktima.
Në total në Zvicër janë infektuar 507 mijë persona dhe janë shëruar nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë 318 mijë të infektuar.