Policia ka gjobitur 1 600 qytetarë gjatë 24 orëve, të cilët nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
1289 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës në rrugë.
344 persona janë gjobitur pasi po udhëtonin me makinë pa vendosur maskën me persona që nuk ishin të familjes.
Policia ka gjobitur 7 qytetarë që kanë lëvizur pas orës 22:00 pa leje përkatëse. Ata janë ndëshkuar me gjobë 1.000 lekë.
Po ashtu policia ka gjobitur me një milionë lekë 7 biznese, të cilët nuk respektonin protokollet e vëna nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Që prej ditës së enjte, 11 shkurt deri më 26 shkurt, qytetarët nuk mund të dalin nga shtëpia pas orës 2o:00, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu
Masat e reja u vendosët për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, të viktimave dhe të sëmurëve të rëndë në mosha të reja.