
1 mijë maturantë ose 3.11 përqind kanë ngelur në provimin e gjuhë-letërsisë. Sipas të rezultateve të publikuara nga Qendra e Shërbimit Arsimor (QSHA), vetëm 760 maturantë ose 2.45 përqind kanë marrë notën 10.
Për të marrë notën 10-të në gjuhë e letërsi një maturant duhej të merrte minimalisht 50 pikë.
Testit të gjuhë letërsisë iu nënshtruan rreth 31 mijë maturantë.Provimi i Gjuhë-Letërsisë ngjalli protestat e maturantëve, të cilët kërkuan rishikimin e testit sepse ai kishte pyetje ‘pa lidhje dhe pa logjikë’ dhe jashtë temave të studiuara në klasë.
Pas tre ditë protestash ministria e Arsimit plotësoi 3 kërkesat e maturantëve për:
- Mundësinë për rivlerësimin e tezës;
- Uljen e pragut minimal për të kaluar;
- Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit.