
Në botë u shënuan 1 milionë raste të infektuar me koronavirus në më pak se sa 100 orë, dhe mbi 14 milionë të infekruar që prej fillimit të pademisë.
Vendet që ndikuan më shumë në rritjen e numrave sipas Organizatës botërore të Shendetit, duke shënuar 237, 734 mijë raste të reja në botë për 24 orë, janë:
India ka më shumë se 1 milionë raste, dhe ka shënuar rreth 30 mijë raste çdo ditë, gjatë javës së fundit.
Brazili ka më shumë se 2 milionë raste, përfshirë edhe presidentin e vendit Bolsonaro, dhe më shumë se 76 mijë perosna kanë vdekur,
SHBA-të kanë më shumë se 3, 6 milionë raste, dhe vazhdojnę të shënojnë rekorde botërore për numrin e raste të reja ditore. Autoritetet amerikane shënuan të enjten 77 mijë raste të reja, njësoj sa rastet e përgjithshme në Suedi, që prej fillimit të pandemisë.
Numri i të infektuarve me koronavirus është rreth tre herë më i madh se sa i të sëmurëve me gripin e sezonit, sipas Organizatës Botërore të Shendetit.