
Në Spanjë, një në katër qytetarë ka marrë një dozë të vaksinës kundër Covid-19, njoftuan autoritetet shëndetësore, sipas Reuters.
Në total, 12,162,359 qytetarë janë vaksinuar me një prej katër vaksinave që përdoren në Spanjë – ose 25.6% të popullsisë prej 47 milion.
Ndërsa, 5,098,903 spanjollë kanë janë vaksinuar plotësisht, ose 11% të popullsisë.
Spanja e nisi procesin e vaksinimit më vonë se vendet e tjera të BE-së, por tani duket se po ecën me ritme të shpejta.