![WhatsApp Image at 1 viktimë dhe 80 të infektuar të rinj në Kosovë](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Image-2020-10-13-at-15.39.29.jpeg)
Një viktimë me Covid-19 është rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 650.
80 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 16 425 të infektuar.
Prej tyre 1 315 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 14 460 pacietë janë shëruar.