![1 viktimë dhe 98 të infektuar të rinj në Kosovë 1 viktimë dhe 98 të infektuar të rinj në Kosovë](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/08/WhatsApp-Image-2020-08-25-at-16.36.46.jpeg)
Një viktimë me Covid-19 është rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 649.
98 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 16 345 të infektuar.
Prej tyre 1 291 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 14 405 pacietë janë shëruar.