10 shqiptarë të bllokuar në Kakavijë prej 3 ditësh

Nga Exit News
10 shqiptarë të bllokuar në Kakavijë prej 3 ditësh

10 shqiptarë, prej 3 ditësh, janë të bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës, pa ushqim dhe ujë.

Ata janë emigrantë që kanë shkuar në Greqi për të punuar në të zezë dhe me mbylljen e punëve, u detyruan të kthehen në Shqipëri.

Dogana shqiptare nuk pranon t’i fusë në kufirin shqiptar dhe ata po kalojnë natën në kushte të vështira atmosferike dhe pa ushqim e ujë.

Të gjithë emigrantët rezultuan të painfektuar me covid-19, në testet e para të bëra nga ISHP.

Emigratët i bënë thirrje kryeministrit Rama dhe presidentit Meta që t’i lejojnë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në një rast të ngjashëm por në pikën kufitare të Kapshticës, emigrantët shqiptarë u lejuan të futen në vend me kushtin se duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, në një hotel pranë pikës kufitare. Kryeministri Rama njoftoi se të gjitha shpenzimet për fjetjen dhe ushqimin do të paguhen nga emigrantët.

10 shqiptarët e bllokuar në Kakavijë thonë se kjo zgjidhje nuk mund të aplikohet nga ata pasi nuk kanë të ardhura për të paguar 14 ditë hotel. Ato pak të ardhura që kanë siguruar nga puna ditore në Greqi, ata shprehen se i duhen për familjet e tyre. Po ashtu, ata prentedojnë se nuk janë të rrezikshëm pasi kanë rezultuar të painfektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>