10 shtetet që u përgjigjën butë ndaj Covid, po hasin rritje të infektimeve

Nga Exit News
10 shtetet që u përgjigjën butë ndaj Covid, po hasin rritje të infektimeve

Nga 45 vende që kanë regjistruar më shumë se 25 mijë të infektuar me koronavirusi, 21 aktualisht kanë reaguar butë ndaj pandemisë. Por 10 nga këto vende po përballen çdo ditë me rritje të numrit të të infektuarve ditorë.

Në këto vende bejnë pjesë SHBA-në që po përjeton rritjen e saj më të madhe në rastet e koronavirusit që nga prilli; Irani, Gjermania, Zvicra, Suedia, Ukraina, Bangaldeshi, Franca, Arabia Saudite dhe Indonezia.

Analiza e të dhënave të koronavirusit, në kombinim me gjurmuesin e përgjigjes së qeverive ndaj koronavirus të Universitetit të Oksfordit, ka identifikuar që 10 nga 45 vendet ku virusi po shpërthen javët e fundit, janë gjithashtu ndër ato vende që vlerësohen se kanë pasur një “përgjigje të qetë” ndaj pandemisë: nuk kanë vendosur karantinë të detyruar, nuk kanë mbyllur shumicën e bizneseve etj.

Screen Shot at PM
Screen Shot at PM

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>