100 kompani amerikane kundërshtojnë propozimet ligjore për kufizimin e votës

Nga Exit News
100 kompani amerikane kundërshtojnë propozimet ligjore për kufizimin e votës

100 kompani amerikane kanë kundërshtuar kufizimet ligjore të propozuara nga disa shtete amerikane për votën e komuniteteteve të pakicave racore.

Apple Inc, Amazon.com Inc, Ford Motor Co dhe Starbucks Corp janë ndër më shumë se 100 kompani që janë bërë së bashku për të kundërshtuar kufizimet e propozuara.

“Ne të gjithë kemi përgjegjësi për të mbrojtur të drejtën e votës dhe të kundërshtojmë çdo legjislacion diskriminues ose masa që kufizojnë ose parandalojnë çdo votues të kualifikuar të ketë një mundësi të barabartë dhe të drejtë për të votuar,” thanë kompanitë në një letër të botuar në New York Times të mërkurën.

Deklarata u nis nga ish-Shefi Ekzekutiv i American Express Ken Chenault dhe drejtori i kompanisë Merck & Co Ken Frazier, sipas gazetës.

Në një deklaratë të veçantë të martën, drejtuesit e lartë të më shumë se 100 kompanive me bazë në Michigan, përfshirë General Motors Co dhe Ford kundërshtuan legjislacionin e mbështetur nga Republikanët për të kufizuar votimin.

Coca-Cola dhe Delta Air Lines me bazë në Atlanta nuk e nënshkruan letrën të mërkurën, por kanë nxjerrë deklarata individuale duke i quajtur kufijtë e votimit në Gjeorgji “të papranueshëm”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme