Nga fillimi i epidemisë së koronavirusit deri më sot janë infektuar 100 personel mjekësor.
“Aktualisht janë rreth 100 të infektuar, që në momentin kur filloi pandemia. Ndërsa sot kemi rreth 100 persona personel mjekësor aktiv”, tha drejtoresha e Institutit të Shëndstit Publik Silva Bino për gazetarin Endri Xhafo në Abc News.
Pavarësisht rritjes së numrave të të infektuarve, Zonja Bino nuk e këshillon mbylljen por zbatimin e masave të tjera, ku më e rëndësishmja është distancimi social.
Ajo sqaroi se “mbyllja është masë lehtësuese që të lejon të përgatitesh, të fitosh eksperiencë. Spitali gjatë mbylljes ka fituar eksperiencën e vet”.
Distancimi social është shumë i rëndësishêm për uljen e infektimit.
“Por ka edhe masa të tjera, si ndalimi i grumbullimeve, e disa aktiviteteve, me rëndësi është që çdo qytetar duhet të jetë i përgjegjshëm. Nuk duhet të futemi në supermarkete pa maska”, tha zonja Bino.