100 protestues arrestohen gjatë protestave kundër Lukashenkos

Nga Exit News
100 protestues arrestohen gjatë protestave kundër Lukashenkos

Të paktën 100 njerëz u arrestuan në Minsk të Bjellorusisë, të dielën, ndërsa protestat javore që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Lukashenko vazhdojnë prej 4 muajsh.

Protestuesit ishin organizuar në turma të vogla dhe protestuan në vendndodhje të ndryshme – një taktikë e re e përdorur nga opozita për ta bërë më të vështirë për policinë sulmin e protestuesve dhe shuarjen e protestës.

Demonstruesit që mbanin flamuj të kuq dhe të bardhë, simboli i protestës, u mblodhën në grupe dhe marshuan poshtë zonave të banuara të qytetit, duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit Alexander Lukashenko. Ata po ashtu protestuan kundër dhunës që policia po përdor ndaj aktivistëve dhe protestuesve paqësorë.

Më shumë se 30,000 njerëz janë arrestuar në Bjellorusi që nga fillimi i protestave në gusht, sipas udhëheqësve të opozitës.

Lukashenko ka qenë në pushtet për 26 vjet. Ai akuzohet se manipuloi zgjedhjet presidenciale të gushtit për të mbajtur ende pushtetin.

Bashkimi Evropian vendosi ndalime udhëtimi dhe ngrirje të pasurive në pothuajse 50 zyrtarë Bjellorusë si shenjë proteste për zgjedhjet që Perëndimi thotë se ishin manipuluar dhe për shtypjen e Lukashenkos ndaj opozitës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>