
Nga 8 marsi deri më sot në Spitalin e Infektiv janë shtruar mbi 100 pacientë. Kështu tha shefja e Spitalit Infektiv, Najada Como gjatë vizitës së kryeministrit Rama, të martën, në spital. Nga 100 pacientë, tha Como, 715 e kanë fituar betejën me virusin.
Como njoftoi gjithashtu se më 25 gusht do të kryhen dy trajtimet e para me plazëm të dhuruar nga personat e shëruar nga Covid-19. Doktoresha falenderoi qeverinë për gadishmërinë e qeverisë për të plotësuar kërkesat e mjekëve për barna.