Raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë – Pikat kryesore

Raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë – Pikat kryesore

Banka Botërore publikoi sot, raportin vjetor për Europën dhe Azinë Qendrore. Raporti përfshin një përmbledhje të treguesve për vitin 2015, si dhe parashikimet dhe sfidat për vitin 2016.

Pikat kryesore të raportit të Shqipërisë janë:

Treguesit për vitin 2015

  • Rritja ekonomike ishte 2.6 për qind, shifër kjo më e ulët nga sa ishte parashikuar.
  • Ekonomia shqiptare shënoi një përmirësim të lehtë në vitin 2015 , e mbështetur kryesisht nga investimet private.
  • Borxhi i përgjithshëm ka arritur një nivel rekord, 73.3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).
  • Mbledhja e të ardhurave nuk ishte në nivelet e parashikuara.
  • Çmimet e pafavorshme të naftës dhe mineraleve sollën një performancë të keqe të eksporteve reale.
  • Eksportet neto kontribuan pozitivisht në rritjen ekonomike.
  • Defiçiti buxhetor ka arritur në 4.8 për qind të PBB-së në vitin 2015, nga 5.9 për qind në vitin 2014.
  • Konsumi kontriboi negativisht në rritje e PBB-së, por ka patur shenja të lehta përmirësimi nga fundi i vitit.
  • Kontribut shumë të madh në shërimin e ekonomisë ka patur projekti i Gazësjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe punimet për hidrocentralin e Devollit (projekti Devolli Hydropower), në jug të Shqipërisë.
  • Dërgesat e emigrantëve u rritën në gjysmën e parë të vitit, por pas krizës në Greqi, pësuan rënie në gjysmën e dytë të vitit.
  • Punësimi në bujqësi pësoi ulje në tremujorin e tretë të vitit, pas rritjes së fillimit të vitit. Ndërkohë që punësimi në ndërtim, prodhim dhe miniera performoi më mirë.
  • Niveli i punësimit është përmirësuar paksa për meshkujt, por ka mbetur në stanjacion për gratë.
  • Papunësia e të rinjve (15-29 vjeç) ra në lidhje me vitin e kaluar, por mbetet e lartë në 32.3 për qind.

 

Parashikimet për vitin 2016 dhe 2017

  • Rritja ekonomike në vitin 2016 parashikohet të jetë 3.2 për qind, ndërsa në vitin 2017, 3.5 për qind.
  • Zbatimi i reformave strukturore, reformës në energji, pension apo në menaxhimin e investimeve (nëse do të bëhen) do të ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike.
  • Varfëria pritet të pësojë një rënie të ngadaltë, pasi rritja ekonomike të përkthehet në vende reale pune.

 

Rreziqet dhe sfidat

  • Norma e lartë e informalitetit në punësim pengon mbledhjen e taksave  dhe rritjen e të ardhurave buxhetore.
  • Shqipëria do të përballet me sfidën e gjetjeve të burimeve të qëndrueshme të rritjes ekonomike.
  •  Është shumë i rëndësishme zbatimi i reformave strukturore dhe fiskale.
  • Qeveria duhet të  gjejë një zgjidhje për numrin e lartë të kredive të këqija, forcimin e klimës së biznesit në vend, tërheqjen e investimeve të jashtme, forcimin e administratës tatimore, reforma në energji dhe menaxhimi sa më i mirë i investimeve publike.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>